Telegrafi

Çorapet me dantelle, sërish në modë

Këto çorape fitojnë nga ana estetike se nuk formojnë, siç ndodh kur vesh geta, përthyerje joestetike në ijë, që dalin në pah nën një fustan të pambuktë pas trupit (vetëm top-modelet e dyshuara për anoreksike nuk kanë pak shëndet në zonën e ijëve).

Për më tepër, janë një surprizë e bukur (për partnerin e kemi fjalën) kur zhvishesh. Dhe ndoshta rreziku që mund të rrëshqasin e bën dhe më "pikant" përdorimin e tyre.
Apo e kemi gabim? Megjithatë të gjitha duam që të qëndrojnë të ngjeshura mirë pas këmbëve. /Telegrafi/