Natyrisht, edhe në stinët e tjera kujdesi nuk bën të mungojë. Nuk janë të rralla rastet, kur
diku, ngaqë na djersiten këmbët, ngurrojmë të hyjmë. Për këtë arsye, zgjedhja e këpucëve dhe e çorapeve të përshtatshme është me rëndësi të shumëfishtë. Natyrisht, pastërtia e rregullt e këmbëve, larja e shpeshtë e tyre, siç këshillojnë edhe mjekët, në rastet kur na djersiten ato, do të bëjë që fare të mos kemi problem me çorapet e me këmbët dhe mund të zbathemi pa ngurrim kudoqoftë.
Kur jemi në udhëtim, sidomos me autobus a me tren, pavarësisht nga ndjenja e mundimit, nuk bën të zbathen këpucët, sepse askush nuk na e ka borxh të na e durojë kundërmimin e erës së këmbëve, që është pasojë e djersitjes. Secili nga ne ka ndeshur njerëz të cilët pa fije ngurrimi, jo vetëm që i kanë zbathur këpucët në autobus, veçse edhe i kanë mbështetur për ndenjësen tjetër. Gjesti i tillë nuk na ka pëlqyer, prandaj është mirë të na shërbejë si mësim se si nuk duhet të sillemi. Nuk duhet pritur që dikush të na e tërheqë vërejtjen për diçka që e dimë të gjithë.
Sido që të jetë, nëse kujdesemi vazhdimisht për mirëmbajtjen e higjienës së këmbëve dhe të çorapeve, me siguri nuk do të ballafaqohemi me probleme të kësaj natyre. /Telegrafi/