Sporti dhe moda kanë shkuar krah për krah për dekada.
Nike ka lansuar fanellat sportive, Adidas ka nxjerr në shitje shumë veshje dhe atlete sportive, kështu tani edhe Puma po fillon aksionin me shitjen e “çorapeve aktive të lojërave”. Ose, më konkretisht, “çorape të lojërave”, transmeton Telegrafi.
Saktësisht se si këto çorape do të përmirësojnë performancën tuaj të lojërave është e paqartë, megjithëse Puma thotë se produkti është krijuar për përdorim të brendshëm dhe në arenën për të ofruar “rehati, mbështetje dhe mbërthim të thjeshtë, në mënyrë që lojtarët të përshtaten me modele të ndryshme aktive të lojërave dhe të bëjnë më të mirën e tyre”.
Çmimi i tyre është 94 euro. Puma kishte krijuar një numër këpucësh të zgjuara. Çorapet e lojërave mund të tingëllojnë pak çuditshëm, por është një shembull i mirë i një marke sportive që përpiqet të kuptojë se çfarë duan lojtarët. /Telegrafi/