Site icon Telegrafi

Çorapet e grisura, një teke e lojtarit apo motiv shëndetësor? Për këtë ka tri shpjegime

A e keni pyetur ndonjëherë veten se përse disa futbollistë luajnë me çorape të grisura gjatë një ndeshjeje futbollit? Për këtë ka tri arsye mjaftë të veçanta.

I fundit është Jude Bellingham, ndërsa para tij e kishin bërë edhe Kyle Walker, Danny Rose dhe Ezequiel Garay.

Madje ky i fundit u detyrua të ndërronte çorapet e tij për një palë të reja, pasi gjyqtari mendoi se çorapet e grisura nuk përfaqësonin kodin etik të veshjes sportive.

Më poshtë do tua shpjegojmë tri arsye se pse lojtarët e bëjnë këtë gjë.

Arsyeja e parë, siç shpjegon BFM TV në Francë, problemi mund të jetë ngjeshja e muskujt të këmbës, veçanërisht për lojtarët që janë më të brishtë. Hapja e vrimave do të çlironte tensionin e ushtruar nga çorapet dhe për këtë arsye do të shmangte problemet e muskujve dhe ngërçet.

Arsyeja e dytë, vjen si sqarim nga viti 2012, kur mjekët e intervistuar nga gazeta spanjolle AS kishin një mendim të ndryshëm, duke nënvizuar se shpimi i çorapeve ishte më shumë një ndihmë psikologjike për të parandaluar dëmtimet.

Arsyeja e tretë është moda. Shumë prej lojtarëve e bëjnë që të duken më kreativ apo artistik. /Telegrafi/

Exit mobile version