Një pensioniste ka mbetur e vdekur në vend, kur një copë e madhe e akullit u këput nga kulmi i një ndërtese të lartë në Kazakistan dhe i ra mbi kokë.
Kamerat e sigurisë kanë filmuar momentin kur copa e akullit i bie mbi kokë Natalia Shamuzova në qytetin Almaty, transmeton Telegrafi.
60-vjeçarja u rrëzua menjëherë në tokë nga goditja e fuqishme, por është interesant se si një kalimtar rasti sheh ngjarjen dhe vazhdon rrugën sikur të mos kishte ndodhur asgjë.
Por, njëjtë nuk reagoi një burrë i cili menjëherë i telefonoi autoambulancës dhe gjatë tërë kohës qëndroi afër trupit të pajetë të gruas.
“U afrova dhe pashë se nuk kishte mbetur pothuajse asgjë nga koka e saj”, ka deklaruar dëshmitari i shokuar.
Sipas mediave lokale, pensionistja ka mbetur e vdekur në vend në momentin që copa e madhe e akullit e goditi në kokë.
Raportohet se familjarët e të ndjerës planifikojnë të padisin autoritetet e komunës, që janë përgjegjëse për largimin e copave të akullit nëpër kulme që përbëjnë rrezik për qytetarët. /Telegrafi/