Telegrafi

Copa e madhe e akullit shkëputet dhe bie në det, shkakton dallgë të mëdha në Alaska

Një video amatore shfaq momentin kur një copë e madhe e akullit shkëputet dhe bie në det, duke shkaktuar dallgë të mëdha në Alaska.

Ky moment është kapur nga një anije që po lundronte në ato momente në Seward. Copa e akullit ra nga ajsbergu Aialik që konsiderohet si një nga ajsbergët më të mëdhenj në bregun Aialik, transmeton Telegrafi.

Ky ajsberg është zakonisht shumë stabil, por gjatë majit dhe qershorit atij shpesh i shkëputen disa copa. E në videon e publikuar më poshtë shfaqet momenti kur fillimisht bien disa copa të vogla, por më pas bien edhe të mëdhatë që shkaktojnë dallgë.

“Ja ku do të ndodh tani”, dëgjohet duke bërtitur dikush nga anija nga ku edhe po filmohej ky moment.

Ekuipazhi i anijes ka bërë të ditur se ishte një përvojë unike për pasagjerë të jenë dëshmitarë të këtij momenti, kur vie deri te shkëputja e copës së akullit nga ajsbergu i lartë sa një ndërtesë 6-katëshe. /Telegrafi/