Aktorja dhe këngëtarja e famshme, Jennifer Lopez, është fytyra e fushatës së re të markës Intimissimi, e cila në Instagram ka shfaqur fotografitë e saj duke pozuar me të brendshme.
Bukuroshja kishte veshur një mantel saten në nuancë bezhë, poshtë të cilit kishte veshur sutjena dantelle, brekë dhe kapele në të njëjtën nuancë.
Për një seri fotografish, 54-vjeçarja i ka bërë flokët me topuz të lëshuara përpara dhe ka pozuar e shtrirë në një divan dhe e mbështetur në një kolltuk.
Duke përshkruar këtë bashkëpunim, në deklaratën e Intimissimi thuhet: “Koleksioni shënon një kapitull të dytë të rëndësishëm në partneritetin krijues mes markës italiane dhe ikonës amerikane”.
“Ata i kanë bashkuar forcat për të kombinuar përkushtimin e Intimissimi ndaj cilësisë së jashtëzakonshme me stilin e njohur të Jennifer Lopez”. /Telegrafi/