Për herë të parë debutoi si producent në botën e hollivudit me filmin, “A Star Is Born”.
Bëhet fjalë për aktorin e mirënjohur amerikan, Bradley Cooper, i cili njihet për një numër të madh të filmave, ku ishte edhe protagonist kryesor.
Ai me këtë rast për rolin kryesor kishte zgjedhur këngëtaren, Lady Gaga, e cila viteve të fundit ishte shumë e përfolur në mediat botërore.
Aktori ka treguar arsyen se pse ka zgjedhur këngëtaren që të jetë protagonistja e filmit të tij.
“E dija se kisha nevojë për ‘energji bërthamore’ në zë”, tha Bradley duke shtuar se “Dhe ajo ka një nga zërat më të mirë të gjeneratës së saj”.
Bradley shtoi se kur takoi ikonën e muzikës se kuptoi se cilësitë Gagës do të ishin perfekte për filmin e tij.
“Kur e takova kishte mjaft prezencë dhe u tregua e dashur”, tha aktori. /Telegrafi/