Një ndër çiftet më të përfolura në botën e shoubizit po kënaqet me hapat e parë të foshnjës së tyre.
Bëhet fjalë për Irina Shayk dhe Bradley Cooper janë fotografuar teksa po shëtitën në brigjet e plazheve të Malibus.
Në këtë të fundit ka hedhur hapat e parë edhe vajza tetëmuajshe Lea de Seine, e cila ka ardhur në jetë në muajin mars.
Mediat amerikane kanë raportuar se 42-vjeçari dhe 31-vjeçarja pas dy vitesh në lidhje po planifikojnë që të martohen.
Megjithatë mbetet të shihet nëse do të kurorëzohen gjatë verës së vitit të ardhshëm pasi që të rritet edhe pak princesha Lea.
Ndryshe, Bradleyn do ta shohim në ekranet e mëdha të kinemave botërore me projekte të reja filmike.
Theksojmë se bukuroshja ruse kohë më parë ka pohuar se nuk do të shfaqet në pistat e modës dhe do të merret me rritjen e vajzës. /Telegrafi/