Bradley Cooper dhe Irina Shayk, nuk janë duke e fshehur më lidhjen e tyre.
Aktori dhe supermodelja më në fund kanë dalë bashkë publikisht në tepihun e kuq në ndejën e L’Oreal Red Obsession në kuadër të Javës së modës në Paris.
Qe një kohë të gjatë është spekuluar se 41-vjeçari është në lidhje me ish-të dashurën e Cristiano Ronaldos, por ata e kanë mbajtur lidhjen të fshehur.
Sidoqoftë, në këtë eveniment aktori e ka puthur bukuroshen 30-vjeçare. /Telegrafi/