Telegrafi

Contract Killer loja më e shkarkuar për Androidët

Për të tretën javë rradhazi, loja që është shkarkuar më shumë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës nga përdoruesit është “Contract Killer”. Personazhi kryesor në këtë lojë është një vrasës profesionist, i cili merr udhëzime për të eleminuar të shënjuarit “armiq”, kundrejt një pagese të caktuar. Kjo lojë ka të paktën 20 misione, përpara përfundimit të saj.

“Contract Killer” mund të shkarkohet lehtësisht nga interneti, pasi është pa pagesë. Ndërkohë sipas renditjes, lojrat më të shkarkuara janë: “Bang Bang Racing THD”, “Battleheart”, “Nano Panda Free”, “Trial Xtreme”. /Telegrafi/