Telegrafi

Conti lëndohet prapë, largohet nga stërvitja

Andrea Conti në ndeshjen kundër Shkëndisë (Foto: Getty Images)

Mbrojtësi i Milanit, Andrea Conti, është detyruar të largohet nga stërvitja e së martës.

Italiani iu kthye klubit kuqezi në ndeshjen ndaj Chievos, para pushimit të përfaqësueseve.

Por, pas lëndimit të gjatë që ai kaloi, këtë mëngjes u lëndua prapë dhe ekzaminimet e thella do të bëhen gjatë ditës.

Leonardo Bonucci, Patrick Cutrone, Andrea Conti, Riccardo Montolivo dhe Gianluigi Donnarumma duke festuar fitoren ndaj Shkëndisë në Ligën e Evropës (Foto: Getty Images)

Lojtari parashikonte rikthimin në fushë për derbin ndaj Interit, por siç duhet kjo nuk është e mundur.

24-vjeçari u ble nga Milani në verën e 2017 nga Atalanta për 24 milionë euro.

Lexo po ashtu Usmanov nuk është i interesuar për ta blerë Milanin

Këtë sezon Conti është paraqitur vetëm në pesë ndeshje në të gjitha garat duke treguar paraqitje të mira.

Gjithsesi një gjë është e sigurt, kur italiani është në formë është një nga më të mirët në rolin e tij. /Telegrafi/