Trajneri i Interit, Antonio Conte ka postuar një fotografi nga zyrtare e tij, që e quan ‘shtëpinë e tij të dytë’.
Trajneri ka përdorur Instagramin për të publikuar një fotografi nga zyra e tij në qendrën stërvitore të Interit.
“Zyra ime … shtëpia ime e dytë!!! Në punë”, ka shkruar ai.
Dhoma e vogël është e mbushur me tabela, fletë të mëdha dhe një libër ku shihet Analiza e Kundërshtarit të radhës, që është Parma.
Mbi të gjitha, nuk mungon as fusha e madhe e njohur si Subbuteo, që përdoret për të punuar taktikat e tij për ndeshje.
Conte njihet si një nga trajnerët më punëtor në futbollin modern. /Telegrafi/