Trajneri i Chelseat, Antonio Conte pret që Diego Costa të jetë më i disiplinuar.
Sezonin e shkuar 27 vjeçari është ndëshkuar me 11 kartonë të verdhë në 44 ndeshje, duke marrë edhe një të kuq.
“Diego është njëri me pasion. Në këtë sezon ai ka rrezikuar disa herë për kartonë të verdhë. Dua që ai të përmirësohet në këtë aspekt. Unë dua ta kem Diego Costan në çdo ndeshje’.
“Edhe Diego e di situatën dhe dua ta ketë këtë pasion, pasion të mirë dhe agresionin që ka. Ai duhet t’i transferojë emocionet e tij në fushë në mënyrë të duhur”.
“Unë mendoj që është një djalë shumë i mirë. Lojtar shumë i rëndësishëm për skuadrën. I kam thënë që pasionin e tij ta shndërrojë në diçka të mirë, pasi ashtu më duhesh mua”, ka thënë Conte. /Telegrafi/