Antonio Conte vazhdon të ketë problem me Diego Costan.
Menaxheri i Chelseas është përplasur sërish me sulmuesin spanjoll, ka bërë të ditur e përditshmja sportive madrilene “Marca”.
Ngjarja raportohet të ketë ndodhur pas përfundimit të pjesës së parë kundër kampionit të Ligës Premier, Leicester City e fituar nga “Blues” me rezultat 3-0 ku Costa ishte në mesin e realizatorëve.
Por, pas përfundimit të pjesës së parë, ish sulmuesi i Atletico Madridit u përplas me strategun italian në zhveshtore duke u ankuar në reagimet e ish selektorit të “Azzurrëve” ndaj tij në publik.
Conte dhe Costa kanë raport të tensionuar prej kur italiani ia mohoi largimin nga Chelsea gjatë afatit kalimtar të verës.
Costa kërkohej nga ish klubi i tij, Atletico Madrid. Por, Conte insistoi se ai nuk duhet të largohet nga “Stamford Bridge”.