Banka e Interit është përplasur ashpër me fjalë me gjyqtarin e sfidës me Udineses, Fabio Maresca.
Protestat e trajnerit Antonio Conte dhe ndihmësve të tij ndaj gjyqtarit kanë vazhduar dhe në tunelin e stadiumit “Dacia Arena”.
Maresca akordoi katër minuta shtesë në këtë ndeshje që u mbyll 0-0, por Conte kur i pa, protestoi në shenjë pakënaqësie.
Gjyqtari i tërhoqi fillimisht vërejtje trajnerit, por kur ai nuk u ndal, Maresca e përjashtoi me karton të kuq.
Conte i ka thënë gjyqtarit pas ndëshkimit disa herë: “Gjithmonë, je ti Maresca!”, ndërsa ky i fundit i është përgjigjur “Duhet të dish si të pranosh rezultatin edhe kur gabon”.
Antonio Conte saw red ? pic.twitter.com/wVH7wUrtK0
— ESPN FC (@ESPNFC) January 23, 2021
Ndëshkimit të gjyqtari nuk i ka shpëtuar as drejtori teknik i Interit, Gabriele Oriali.
Sipas mediave italiane, protestat e stafit teknik të Interit kanë vazhduar edhe në tunelin e stadiumit.
Conte ka folur pas ndeshjes, duke treguar se çfarë ndezi grindjen e tij me gjyqtarin Maresca.
“Ne patëm një mosmarrëveshje në lidhje me minutat shtesë që ia dha”.
?️ | INTERVIEW
Antonio #Conte‘s thoughts after #UdineseInter ?#FORZAINTER ⚫️?https://t.co/3xsRhnxNIu
— Inter (@Inter_en) January 23, 2021
“Gjyqtari njëherë më ndëshkoi, pastaj vendosi të më përjashtonte. Mendova se katër minuta nuk ishin të mjaftueshme. Pastaj gjyqtari merr vendimet e tij dhe ne duhet t’i pranojmë ato, edhe nëse nuk pajtohemi me ato vendime”, ka thënë Conte. /Telegrafi/