Trajneri italian është në rrugë të mirë që fitojë dy trofe me Chelsean, pasi janë në krye të Ligës Premier dhe po ashtu në çerekfinale të FA Kupës.
Kur u pyet se çfarë marrëdhënie ka me fansat e Chelseatm ai u përgjigj thjesht: “Ata janë të jashtëzakonshëm”.
“E mbaj mend ndeshjen e parë time me West Hamin, kur e pash flamurin me tri ngjyra, flamurin e Italisë. Ata treguan menjëherë dashuri për më dhe më dhanë entuziazëm dhe pasion të madh”.
“Për mua është fantastike të dyshoj emrin tim gjatë ndeshjes, si në ndeshjet brenda edhe jashtë. Nganjëherë është e sikletshme, por është fantastike”.
“Sinqerisht në ndeshjen kur ndodhi për herë të parë, kundër Evertonit, asistenti im më thirri për të më treguar”.
“Mister, ata po këndojnë për ty. Dhe pastaj i dëgjova: Antonio, Antonio, Antonio…”.
‘Jashtë fushës fansat janë të pabesueshmes. Me Liverpoolin – besomëni mua, është shumë e vështirë të dëgjohen fansat tjerë, por ishin 3 mijë tanët që e ndihmuan skuadrën me këngët e tyre”, ka thënë Conte. /Telegrafi/