Trajneri i Chelseat, Antonio Conte, ka konfirmuar debutimin e Alvaro Moratas dhe mungesën e Pedros.
Tekniku italian ka thënë se spanjolli do të debutojë në miqësoren ndaj Bayern Munichut të martën.
Kurse Pedro do të kthehet në stërvitje vetëm pas 10 ditësh.
Ylli i Barcelonës u lëndua në miqësoren ndaj Arsenalit, ku mori një goditje të fortë nga David Ospina.
Blutë në miqësoren ndaj Topçinjve fituan me rezultat 0-3. /Telegrafi/