Telegrafi

Conte thumbon Kloppin para derbit të së dielës

(Foto: Screenshot/YouTube/Tottenham Hotspur)

Trajneri i Tottenhamit, Antonio Conte është tallur me homologun i tij nga Liverpooli, Jurgen Klopp, përpara përballjes së tyre.

Të dy skuadrat takohen në Ligën Premier të dielën për herë të parë që nga barazimi 1-1 në maj, i cili rezultoi vendimtar në garën për titull.

Barazimi ishte hera e vetme që Liverpooli i humbi pikë dikujt tjetër përveç Manchester Cityt në 18 ndeshjet e fundit të sezonit, me skuadrën e Pep Guardiolës që vazhdoi të fitojë titullin me një pikë të vetme diferencë.

Pas kësaj, Klopp ishte kritik ndaj stilit të kundërsulmimit të Contes, duke pretenduar se ai “nuk mund të stërviste” taktika të tilla dhe i kërkoi Spurs, të cilët kishin vetëm 35 për qind të posedimit të topit, të “bënin më shumë për lojën”.

“Nëse ju kujtohet se ai humbi Ligën Premier për këtë rezultat”, deklaroi Conte. “E kuptova zhgënjimin e tij. Ata humbën Ligën Premier për shkak të këtij rezultati. Ata humbën Ligën Premier për këto dy pikë”.

“Por, ju e dini, në vend të kësaj ne arritëm në Ligën e Kampionëve me atë barazim. Është në rregull, çdo trajner duhet të flasë për ekipin e tij. Për çdo trajner është e rëndësishme të kuptojë strategjinë më të mirë për të arritur një rezultat të mirë”.

“Sinqerisht, e kam parë sërish ndeshjen e fundit që kemi luajtur kundër Liverpoolit dhe nëse ka pasur një skuadër që meritonte të fitonte, ishte Tottenhami jo Liverpooi. Por, e kuptoj pas ndeshjes kur ndjeve se humbe Ligën Premier për të thënë diçka të gabuar kundër një skuadre tjetër, por ai ka kërkuar falje sepse e ka kuptuar”.

“Nuk ka problem për mua. Kur jeni të zemëruar, ndonjëherë është shumë e vështirë të kontrolloni emocionet tuaja”, ka vazhduar më tej Conte. /Telegrafi/