Antonio Conte është larguar nga Interi me marrëveshje të dyanshme, vetëm pas dy vitesh të kaluara në këtë klub dhe një titulli kampion të fituara.
Sipas Tuttomercatoweb dhe Sky Sport Italia, kostoja e mbylljes së marrëveshjes do t’i kushtojë Interit 7 milionë euro.
Gjithmonë sipas medieve italiane, Conte nuk do të mund të nënshkruajë për një tjetër klub të Serie A në sezonin e ardhshëm.
Klubi i kishte ofruar trajnerit 6.5 milionë euro, ndërsa Conte kishte kërkuar 9 milionë euro, pasi kishte edhe një vit të mbetur për të drejtuar, ndërsa kontrata e tij kishte vlerë 12 milionë euro në sezon.
Conte kishte marrë Interin në verën e vitit 2019, në vend të Luciano Spallettit, ku në vitin e parë e dërgoi klubin në finalen e Ligës së Evropës, ndërsa në vitin e dytë fitoi Scudetton.
🚨 | STATEMENT
Official statement from FC Internazionale Milano 👇 https://t.co/GRzpRBMU7A
— Inter ⭐⭐ (@Inter_en) May 26, 2021
Ka disa klube të interesuara për Conten si Tottenham Hotspur, Barcelona dhe Real Madrid. /Telegrafi/