Skuadra e Chelsea e ka mbyllur jo mirë sezonin sportiv 2016-2017, duke humbur dje finalen e FA Cup.
“The Blues” u mundën 2-1 nga Arsenali, duke mos realizuar dot “dopietën” (kampionat dhe kupë).
Ndërkohë që, në mbrëmje, ka takuar edhe presidentin Roman Abramovich, që ndodhej në tribunë.
Mediat britanike thonë se ata kanë diskutuar për të ardhmen e trajnerit dhe rreth faktit se Conte kërkon disa përforcime.
Pas takimit, Conte ka thënë “Nuk e di nëse do të qëndroj te Chelsea apo jo, ka kohë për të diskutuar për mua dhe të ardhmen time. Duhet të vlerësojmë shumë gjëra para se të vendosim se çfarë do të bëjmë sezonin tjetër”, tha Conte, që la të hapur çdo opsion në lidhje me të ardhmen e tij.
Ndryshe, trajneri italian po kërkohet me ngulm prej skuadrës së Interit, e cila si opsion të dytë e ka Luciano Spalettin e Romës. /Telegrafi/