Telegrafi

Conte takohet të hënën me drejtuesit e Interit, do të bisedohet për transferimet

Antonio Conte (Foto: Inter/Twitter)

Antonio Conte pritet të takohet të hënën me hierarkinë e Interit për të diskutuar rreth transferimeve të verës.

Trajneri italian ka qenë i pakënaqur me shpejtësinë në të cilën klubi është duke lëvizur në treg, dhe ka këtë e ka thënë edhe dje (e premte).

“Nuk ka asnjë dyshim se mohojmë faktin se kemi vështirësi”, ka thënë fillimisht Conte dje.

Lexo po ashtu Interi po heziton blerjen e Lukakut, Conte i zemëruar me drejtuesit

“Ka ende një problem mjaft të madh tek lojtarët që vijnë dhe largohen, por kryesisht ata që kanë për qëllim të largohen”.

“Nëse më kërkoni të jem i sinqertë, do të them se jemi mjaft prapa orareve në fusha të ndryshme. Na duhet të lëvizim”.

Conte dhe Steven Zhang (Foto: Inter.it)

“Kemi qenë shumë të qartë në përgatitjen e një plani për lojtarët që vijnë dhe largohen, por jemi prapa orarit, veçanërisht sepse askush nuk është larguar”.

“Ne duhet t’i bëjmë gjërat shumë shpejt tani dhe të kuptojmë se ka shumë për të bërë në një luftë të fortë”, përfundoi trajneri italian.

Lexo po ashtu Conte: Lukakun e dua te Interi, Icardi dhe Nainggolan janë jashtë planeve

Tani Gazzetta dello Sport raporton se do të ketë një takim në Nanjing të hënën midis Contes, Presidentit Steven Zhang, menaxherit të përgjithshëm Beppe Marotta dhe drejtorit sportiv Piero Ausilio.

Këta do të diskutojnë rreth tregut të transferimeve, me theks të veçantë shitjet e Radja Nainggolan dhe Mauro Icardi, si dhe ardhja e mundshme e Romelu Lukaku.

Pas takimit do të ketë një darkë me pronarin e klubit, Jindong Zhang. /Telegrafi/