Telegrafi

Conte takim me drejtuesit e Interit, flitet për një shkëmbin të mundshëm Eriksen-Paredes

Antonio Conte do të takohet me drejtuesit e Interit të mërkurën, ku do të kërkojë një marrëveshje të mundshme shkëmbimi mes Christian Eriksen dhe mesfushorit të Paris Saint-Germain, Leandro Paredes.

La Gazzetta dello Sport shkruan se është planifikuar një takim mes Contes dhe Piero Ausilio e Beppe Marotta në “Appiano Gentile”.

Trajneri dëshiron që Paredes të jetë në dispozicion sa më shpejt të jetë e mundur, duke pasur parasysh shkathtësitë e ish-mesfushorit të Romës.

Gazeta pretendon se Interi do të takohet me Paris Saint-Germain në ditët në vijim dhe do të diskutojë një shkëmbim të mundshëm si huazim mes Eriksen dhe Paredes.

Reprezentuesi danez është i lidhur me një lëvizje në PSG dhe një ribashkim të mundshëm me ish-trajnerin e tij te Tottenham, Mauricio Pochettino.

Interi ishte i lidhur me Paredesin verën e kaluar dhe Antonio Conte thuhet se po bën presion për të marrë lojtarin këtë dimër. /Telegrafi/