Telegrafi

Conte: Do ta bëjë Hazardin si Messin

Pas një sezoni mjaft të keq që Chelsea kaloi, shpresat dhe optimizmi është rritur me kryetrajnerin e ri, Antonio Conte.

Fryma hiperaktive e tij ka sjellë besim edhe te tifozët e Chelseas anembanë botës.

Ai gjatë një conference për medie ka thënë se do të bëj ndryshime jo vetëm në klub, por edhe te individët, lojtarët më të mirë të Chelseas.

Konte ka thënë se beson shumë në yjet e Chelseas. Ai ka vënë theks të veçantë te belgu, Hazard.

“Mund ta bëj që të shkëlqejë sikur Messi. Kam biseduar me të për stërvitje që do t’i bëjmë dhe ai është në formë shumë të mirë taktike e psikike”, ka thënë Conte.