Antonio Conte dhe Jose Mourinho kanë vazhduar akuzat e ndërsjella, me italianin që e ka cilësuar si “gënjeshtar” dhe “njeri të vogël” portugezin, pas akuzave që ky i fundit pati kundër menaxherit të Chelseat.
Dyshja ka mbajtur një marrëdhënie të ftohtë mes vete që kur Conte arriti në Ligë Premier, me përplasje të shpeshta ndaj njëri-tjetrit kur Blutë u përballen me Djajtë e Kuq.
Por, Mourinho rriti nivelin e luftës së fjalëve duke iu referuar një ndalimi katër-mujor që Conte pati në sezonin 2012-13 për kurdisje ndeshjesh sa ai ishte menaxher i Juventusit, por dënimi kishte të bënte me kohën e tij te skuadra e Sienas.
“Ajo që kurrë nuk më ka ndodhur dhe nuk do të ndodhë kurrë është që të pezullohem për kurdisje të ndeshjeve”, iu tha Mourinho gazetarëve të premten – fjalët që sollën reagim të furishëm nga rivali i tij, Conte.
Conte, për të mos kaluar në asgjë rastin, u kthye me fjalët e tij të forta drejt portugezit, duke e quajtur atë “gënjeshtar” dhe duke pretenduar se ai gjithmonë do të jetë një “njeri i vogël”.
“Ju po e tregoni se jeni një njeri i vogël”, ka thënë Conte pas barazimit 0-0 të Chelseat ndaj Norwich Cityt në raundin e tretë të Kupës FA të shtunën.
“Ai ishte një njeri i vogël në të kaluarën, ai është një njeri i vogël në të tashmen dhe do të jetë në të ardhmen”.
“Ai nuk është problemi im, unë e konsideroj atë një njeri shumë të vogël me profil shumë të ulët. Më kujtohet për shembull me Ranierin”.
“Ai e ofendoi Ranierin për anglishten e tij, atëherë kur Ranieri u shkarkua, vuri një fanellë me emrin e tij. Kjo tregon se jeni gënjeshtar”, përfundoi italiani.
Italiani theksoi gjithashtu se akuzat e Mourinhos për kurdisje janë të pabaza pasi ai nuk kishte kurdisur ndeshje, por nuk e kishte raportuar atë dhe për këtë u nda i pafajshëm. /Telegrafi/