Site icon Telegrafi

Conte sulmon drejtuesit e Tottenhamit: Duhet të analizojnë vetën se kanë bërë diçka të gabuar

Tottenham Hotspur ka qenë njëra nga ekipet më të përfolura gjatë afatit kalimtar të janarit.

Shumë emra të futbollistëve janë lidhur me një kalim të mundshëm te Spurs, por në fund vetëm dyshja e Juventusit, Dejan Kulusevski dhe Rodrigo Bentacur zbarkuan në Londër.

Trajneri i Tottenham, Antonio Conte ka sulmuar indirekt drejtuesit e klubit, duke thënë se më shumë kanë larguar se sa kanë afruar futbollistë gjatë janarit.

“Ishte e çuditshme që në janar të largosh katër futbollistë në huazim dhe të shesësh një (Dele Alli). Do të thotë që ndoshta duhet të analizosh atë që ke bërë në të shkuarën”.

“Dhe ndoshta për të kuptuar se janë bërë gabime. Zakonisht duhet të blesh lojtarë për të forcuar skuadrën”, tha Conte.

Italianit i duket e çuditshme që janë larguar futbollistë në huazim që janë blerë në dy tre vitet e fundit, duke thënë se drejtuesit duhet të analizojnë se kanë shpenzuar gabim.

“Por, nëse huazon futbollistë të cilët i ke blerë në dy apo tri vitet e fundit, do të thotë se ndoshta ke bërë diçka të gabuar në të shkuarën”, tha Conte. /Telegrafi/

Exit mobile version