Antonio Conte ka theksuar se Diego Costa është i lumtur te Chelsea dhe nuk do të transferohet në Kinë.
E gjithë java shkoi me lajme rreth transferimit të Costas në Superligën Kineze pas përplasjes me trajnerin italian dhe stafin e tij, por Conte ka sqaruar gjithçka.
“Mendoj se Diego Costa dëshiron të qëndrojë te Chelsea. Ai është i lumtur të luajë me ne”, ka thënë fillimisht Conte për mediat angleze, përcjell Telegrafi.
“Kjo ide e transferimin në Kinë është larg mendjes së tij”, përfundoi trajneri italian.
Conte gjithashtu ka konfirmuar se sulmuesit spanjoll do të jetë i gatshëm edhe për ndeshjen e fundjavës. /Telegrafi.