Telegrafi

Conte: Si të ndalet Messi? Thjeshtë, blini një armë!

Strategu italian është pyetur rreth sfidës së 1/8 së finales ndërmjet Rossonerëve dhe Barcelonës dhe për ndonjë metodë për ta ndalur superyllin argjentinas.

“Si të ndalet Messi? Me një armë!”.

“Shpresoj që të kualifikohet Milani. I mbështes klubet italiane në Evropë, sidomos për faktin se na duhet ta ngremë koeficientin e pikëve”, u ka thënë Conte gazetarëve.

Ai po ashtu ka deklaruar se me Mario Balotellin, Rossonerët janë pretendentë për titullin e Serie A. /Telegrafi/