Site icon Telegrafi

Conte: Shpresoj të qëndroj gjatë te Chelsea

Trajneri i Chelseat, Antonio Conte është i prirur për një qëndrim afatgjatë në Stamford Bridge, pasi sezoni i shkëlqyer i parë në Ligën Premier duket se do të përfundojë në lavdi me titullin e fituar.

Ish-trajneri i Juventusit, Conte, ka rënë dakord për një marrëveshje tre-vjeçare prillin e kaluar dhe për 12 muaj në Chelsea është në rrugë për të fituar titullin e Ligën Premier.

“Blutë” mund të ri-krijojnë një avantazh prej shtatë pikësh më shumë se Tottenhami me një fitore në Manchester United të dielën(sot) dhe kjo do ta bënte Conten edhe më të lidhur me pozitën e tij.

Lexo po ashtu Conte: Nuk e ndjej erën e titullit

Interi kanë plane ambicioze nën pronarët e tyre të pasur Suning Group dhe thuhet se kanë vendosur Conten në krye të listës së dëshirave për trajnerin e ardhshëm, megjithatë, 47-vjeçari shpreson të jetë edhe për një kohë të gjatë trajneri i skuadrës londineze.

“Unë shpresoj që të qëndroj për një kohë të gjatë këtu. Trajnimi nuk është një punë e lehtë dhe shumë varet nga rezultatet”, ka thënë fillimisht Conte për Sky Sports.

Lexo po ashtu Conte konfirmon qëndrimin te Chelsea

“Më pëlqen të mendoj se rezultatet janë të rëndësishme, por ato nuk janë gjithçka. Mendoj se për çdo trajner puna jonë është e rëndësishme për çdo ditë dhe më pas për t’u gjykuar”, përcjell Telegrafi.

“Gjatë lojës unë mendoj se kam treguar pasionin tim dhe vullnetin tim për të mos humbur. Unë nuk dua të humb”.

“E dua futbollin dhe mendoj se njerëzit e kuptojnë pasionin tim. Është e madhe për të ditur se tifozët e Chelseat janë të kënaqur me mua”, përfundoi trajneri italian. /Telegrafi/

Exit mobile version