Telegrafi

Conte shpjegon situatën e Eriksenit, ‘godet’ danezin

Antonio Conte ka komentuar mungesën e kohës së lojës së mesfushorit danez të Interit, Christian Eriksen.

Ish-ylli i Tottenhamit u bashkua me Interin rreth një vit më parë, por sipas raporteve në Itali ai mund të largohet nga klubi në afatin e janarit për shkak të mungesës së kohës së lojës.

Ishte vet Eriksen që hodhi vrerë drejt trajnerit Conte për situatën e tij, ndërsa nuk ka vonuar shumë dhe italiani ia ka kthyer.

Lexo po ashtu Eriksen: Ky nuk është Interi që ëndërroja

“Lojtarët duhet të jenë funksionalë për një ide dhe një projekt në mënyrë që të jenë konkurrues në nivelin kombëtar dhe ndërkombëtar”, ka thënë fillimisht Conte.

“Futbollisti modern duhet të jetë i shpejtë, i fortë, i qëndrueshëm. Unë e marr teknikën si të mirëqenë nëse bashkohesh në një klub si Interi”.

“Të gjitha zgjedhjet që bëj janë gjithmonë dhe vetëm për të mirën e Interit, jo për të mirën e një lojtari të vetëm”, përfundoi trajneri i Interit. /Telegrafi/