Site icon Telegrafi

Conte: Shkupi dhe Tirana duhet sa më shpejt të jenë pjesë e Bashkimit Evropian

Kryeministri italian, Giuseppe Conte në takimin e sotëm në Sofje me kryeministrin e Bullgarisë, Boyko Borissov mes tjerash tha se “Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria duhet që sa më shpejt të përfshihen në Bashkimin Evropian”.

Conte e përshëndeti rolin dhe mbështetjen e Bullgarisë në procesin e zgjerimit të Bashkimit Evropian dhe hapjen e bisedimeve për anëtarësim në Shkup dhe Tiranë, përcjell Telegraf Maqedoni.

Kryeministri bullgar Borissov theksoi se Bullgaria dhe Maqedonia e Veriut sivjet bashkërisht do të bashkëkryesojnë me procesin e Berlinit.

Kjo sipas, Borissov është shenjë e rëndësishme ndërsa vlerësimit që i fiton Bullgaria për rolin e saj në rajon është i qartë dhe pozitiv./Telegrafi/

Exit mobile version