Antonio Conte nuk do të jetë më trajner i Chelseat.
Gjiganti anglez ka marrë vendim për shkarkimin e italianit nga detyra e trajnerit të klubit.
Lajmi është përhapur me të madhe në Itali ndërsa tani për një gjë të tillë kanë informuar edhe mediat angleze.
Conte është shkarkuar ditën e enjte (sot), nga Chelsea.
Por klubi londinez ende nuk ka dalë me një njoftim zyrtar për shkarkimin e trajnerit italian.
Shkarkimi i Contes i hap rrugën trajnerit tjetër italian Maurizio Sarri për të marrë drejtimin e Chelseat.
Conte me Chelsean vitin e kaluar arriti ta fitojë titullin në Ligën Premier.
Por edicionin që sapo ka përfunduar dështoi ta fus skuadrën e tij në mesin e katër më të mirave. /Telegrafi/