Telegrafi

Conte sërish përfolët si trajner i ardhshëm i Juventusit

Antonio Conte mund të bëjë një kthim te skuadra e Juventusi teksa do ta ketë ndihmën e Andrea Pirlos.

E përditshmja sportive “Tuttosport” shkruan sot rreth idesë së bardhezinjve për ta sjell italianin për një magji të dytë, ku do ta pasonte Massimilliano Allegrin, i cili duket se do të largohet nga Torino.

Italiani 49-vjeçar është një nga opsionet më të përballueshme financiare në krahasim me Pep Guardiolën dhe Zinedine Zidanen, edhe pse mediumi shkruan se francezi ‘mbetet kandidati më i fortë’ për të zëvendësuar Allegrin.

Antonio Conte (Foto by Laurence Griffiths/Getty Images/Guliver)

Gjithashtu raportohet se mos suksesi në Ligën e Kampionëve, mund të jetë disavantazh për një rikthim të ri të Contes.

Për më tepër, Pirlo – i cili thuhet se kishte biseduar për t’u bërë trajner i ardhshëm i ekipit rezervë të Juventusit – mund ta ndihmonte personin që e kishte trajner për disa vjet te kampionët italian.

Lexo po ashtu Juventusi synon Pep Guardiolan dhe talentin që kushton 120 milionë euro, Joao Felix

Conte aktualisht është pa punë që nga vera e vitit të kaluar kur shkarkua nga bordi i klubit të Chelseat.

Ndryshe, Conte ka qenë i lidhur edhe me Interin, Romën dhe Real Madridin në muajt e fundit. /Telegrafi/