Antonio Conte mund të bëjë një kthim te skuadra e Juventusi teksa do ta ketë ndihmën e Andrea Pirlos.
E përditshmja sportive “Tuttosport” shkruan sot rreth idesë së bardhezinjve për ta sjell italianin për një magji të dytë, ku do ta pasonte Massimilliano Allegrin, i cili duket se do të largohet nga Torino.
Italiani 49-vjeçar është një nga opsionet më të përballueshme financiare në krahasim me Pep Guardiolën dhe Zinedine Zidanen, edhe pse mediumi shkruan se francezi ‘mbetet kandidati më i fortë’ për të zëvendësuar Allegrin.
Gjithashtu raportohet se mos suksesi në Ligën e Kampionëve, mund të jetë disavantazh për një rikthim të ri të Contes.
Për më tepër, Pirlo – i cili thuhet se kishte biseduar për t’u bërë trajner i ardhshëm i ekipit rezervë të Juventusit – mund ta ndihmonte personin që e kishte trajner për disa vjet te kampionët italian.
Conte aktualisht është pa punë që nga vera e vitit të kaluar kur shkarkua nga bordi i klubit të Chelseat.
Ndryshe, Conte ka qenë i lidhur edhe me Interin, Romën dhe Real Madridin në muajt e fundit. /Telegrafi/