Telegrafi

Conte: Sërish lëndohet Terry, do të mungojë dy-tre javë

John Terry do të jetë jashtë fushave të blerta për dy deri tre javë.

Kështu së paku ka konfirmuar menaxherit i Chelseat, Antonio Conte, i cili ka thënë se kapiteni ka pësuar një lëndim muskulor.

Duke folur në konferencën për shtyp përpara ndeshjes kundër Tottenham Hotspur Conte zbuloi se “Terry ka pësuar një lëndim të ri dhe do të jetë jashtë për dy deri tre javë”, transmeton Telegrafi.

Kujtojmë se Terry kishte pësuar edhe një dëmtim në ligamente në muajin shtator.

Në anën tjetër, Kurt Zouma është afër rikthimit në ekip pasi që ka filluar stërvitjet në palestër. /Telegrafi/