Site icon Telegrafi

Conte: Renovimi i Costas s’është punë e imja

Bosi i Chelseat, Antonio Conte, thotë se kontrata e re për Diego Costan nuk është prioritet i tij, përdreisa klubi po lufton për dy trofe.

“Unë nuk e di për situatën e tij sepes është me rëndësi që të fokusohemi në të tashmen dhe të mos shikojmë aq përpara”.

Lexo po ashtu Lajmet e fundit nga Chelsea

“Mendoj se tani për tani lojtarët dhe njerëzit duhet të punojnë për Chelsean dhe për mua është me rëndësi që të jem i fokusuar në të tashmen. Në fund të sezonit ne do të shohim situatën”, theksoi Conte.

Ai shtoi se është i bindur se Costa do të vazhdojë kontratën me Chelsean, por se për të më e rëndësishme është që ai të jetë i fokusuar për të tashmen. /Telegrafi/

Exit mobile version