Site icon Telegrafi

Conte refuzon zgjidhje jo-gjyqësore me Chelsean  

Antonio Conte (Foto: Getty Images/Guliver)

Antonio Conte ka refuzuar të takohet me Chelsean për të diskutuar mbi një zgjidhje jashtë gjyqësore të kontratës së tij.

Ish-trajneri i Kombëtares së Italisë u shkarkua nga Blutë në verën e këtij viti pasi dështoi ta fus ekipin londinez në Ligën e Kampionëve.

Bashkëkombësi i tij, Maurizio Sarri, erdhi te Chelsea duke e zëvendësuar atë në stolin e ekipit nga Stamford Bridge.

Lexo po ashtu Costa 'sulmon' Conten: Ku është sot ai?

Pas shkarkimit, Conte ka të drejtë të marr pagën e vitit të fundit, por klubi refuzon këtë për shkak trajtimin e tij ndaj Diego Costas dhe kritikat ndaj bordit.

Sipas mediumit Sky Sports News, u propozua një takim për të zgjidhur gjërat jashtë gjykatës.

Megjithatë, ish-trajneri i Juventusit e refuzoi këtë zgjidhje pasi është i papunë.

Lexo po ashtu Morata: Kam vuajtur për shkak të stilit të Contes

Avokatët e tij po punojnë në një rast për një gjykatë të punës dhe një për Gjykatën e Arbitrazhit për Sport.

Conte është duke kërkuar dëmshpërblim për pagën e tij të vitit të fundit, duke marrë pretendimin e tij total në rreth 26 milionë euro. /Telegrafi/

Exit mobile version