Antonio Conte ndihet i lumtur pas fitores ndaj Tottenhamit.
Trajneri italian e ka cilësuar si kalim të një prove të madhe fitoren ndaj Tottenhamit, pasi janë skuadër mirë e organizuar dhe filluan më mirë ndeshjen.
“Kjo ndeshje ishte një provë e madhe, vërtetë. Tottenham është një ekip shumë i mirë me organizim të madh”, ka thënë Conte pas ndeshjes.
“Sot, ata filluan më mirë se ne… por mua më pëlqeu shumë reagimi jonë. Nuk ishte e lehtë që të reagojmë në këtë mënyrë. Në gjysmën e dytë kemi shfrytëzuar një situatë të cilën nuk e shfrytëzuam në gjysmën e parë”, përcjell Telegrafi.
“Kur ju fitoni këtë lloj të ndeshjes, një derbi të veçantë si ky, ju duhet të jeni i kënaqur. Nga nesër, është e rëndësishme për të menduar për ndeshjen e ardhshme”.
“Jam i kënaqur për lojtarët. Ne kemi një tjetër lloj të besimit dhe jemi duke punuar shumë. Ata po e shijojnë këtë lloj të futbollit. Ishte një atmosferë fantastike sot. E dua kët”, përfundoi trajneri italian. /Telegrafi/