Interi i Antonio Contes mund të ketë ndryshime në formacion dhe rreshtim për takimin e javës së katërt ndaj Lazios.
Nerazzurrët janë nikoqir të kryeqytetasve në ndeshjen e vlefshme për javën e katërt të Serie A, e cila zhvillohet nga ora 21:00 në Giuseppe Meazza.
Vendasit e presin këtë ndeshje me rekord të qind për qind, pra katër fitore radhazi nga katër ndeshjet e para dhe synojnë tri pikët e radhës.
Edhe pse zikaltrit fituan në ndeshjen e fundit ndaj rivalëve të Milanit, trajneri Conte mendon t’i bëjë disa ndryshime në formacion dhe rreshtim.
Për dallim nga ndeshjet e kaluara, italiani mund të startoj këtë takim me një vendosje 3-4-2-1, ku Matteo Politano dhe Stefano Sensi do lujnë pas Romelu Lukakut.
Një risi në mesfushë pritet të jetë edhe mesfushori uruguaian, Matias Vecino, i cili do marr vendin e Nicolo Barellas.
Formacionet e mundshme:
Inter (3-4-2-1): Handanovic; Godin, De Vrij, Skriniar; Candreva, Vecino, Brozovic, Asamoah; Politano, Sensi; Lukaku
Lazio (3-5-2): Strakosha; Luiz Felipe, Acerbi, Bastos; Lazzari, Milinkovic, Leiva, Luis Alberto, Lulic; Correa, Immobile
/Telegrafi/