Telegrafi

Conte: Presioni është i madh, por duam ta fitojmë titullin

Antonio Conte ka folur për gjendjen aktuale të skuadrës së tij dhe dëshirën e tyre për të fituar titullin e Ligës Premier, edhe pse ka presion të madh nga ndjekësit.

Chelsea i Antonio Contes arriti të fitoj 2-1 mbrëmë(mërkure) ndaj Manchester Cityt në derbin e javës të Ligës Premier.

Por, as kjo fitore nuk e ka qetësuar plotësisht trajnerin italian, i cili kërkon fokusim të lojtarëve të tij, pasi presioni nga kundërshtarët është i madh dhe nuk bën të lëshohen pikë.

Trajneri italian ka theksuar gjithashtu se Chelsea është duke luftuar për titull dhe duan ta arrijnë këtë qëllim.

“Presioni është shumë i madh dhe të lëshosh pikë në këtë moment nuk është e mirë, sepse ju i jepni shpresë për kundërshtarin tuaj”, ka deklaruar fillimisht Conte për mediat angleze.

“Ne po luftojmë për titull dhe duam të arrijmë këtë qëllim”, përcjell Telegrafi.

“Ne do të përpiqemi të ndërtojmë diçka të rëndësishme së bashku”, përfundoi trajneri italian. /Telegrafi/