Site icon Telegrafi

Conte pranë rinovimit me Chelsean

Getty Images

Antonio Conte është duke menduar që ta zgjasë qëndrimin te Chelsea. Strategu italian thuhet se ka arritur marrëveshje me pronarin e Bluve, Roman Abramovich, për vazhdimin e kontratës aktuale.

47-vjeçari e ka nisur për mrekulli sezonin e tij të parë me klubin anglez, ashtu që shefi i tij është i gatshëm që ta shpërblejë.

Kontrata aktuale e Contes skadon pas dy vitesh, porse ajo pritet të zgjatet dhe të përmirësohen kushtet financiare.

Italiani mori drejtimin e Chelseat në fillim të këtij sezoni pasi u largua nga përfaqësuesja e Italisë. Më herët, ai e kishte udhëhequr Juventusin drejt tre titujve të Serie A.

Lexo po ashtu Conte: Merituam së paku një barazim

Këtë javë, Blutë pësuan nga Crystal Palace (1-2), mirëpo akoma kanë shtatë pikë më shumë se përcjellësi i parë, Tottenham Hotspur. /Telegrafi/

Exit mobile version