Arsenal është duke menduar ta shkarkojë trajnerin Mikel Arteta dhe ta zëvendësojë me ish trajnerin e Chelseas, Antonio Conte.
Spanjolli nisi mirë vitin e parë te Arsenal duke fituar FA Cup, por edicionin e kaluar Topçinjtë e mbyllen sezonin e Ligën Premier në pozitën e tetë.
Sipas “Tuttosport“, The Gunners tani duan ta largojnë Artetan nga detyra dhe ta zëvendësojë me Conten.
Italiani është i papunë që kur u largua nga Interi në fund të edicionit të kaluar.
Conte arriti të rikthente Scudetton në Giuseppe Meazza pas më shumë se dhjetë vitesh, mirëpo nuk gjetën gjuhën e përbashkët me Nerazzurët.
Kështu, Arsenali do ta merrte Conten si trajner të lirë dhe do të synonin rikthimin në Ligën e Kampionëve, ndoshta edhe për titullin e Ligës Premier. /Telegrafi/