Site icon Telegrafi

Conte po provon një skemë të re me Sanchezin në formacionin startues

Antonio Conte e ka nisur mirë te Interi, ku ka fituar dy ndeshjet e para, duke luajtur me formacionin 3-5-2.

Por trajneri italian e ka nisur një eksperiment të ri, që mendon ta përdor kur ekipit nuk i ec mirë.

Në stërvitjen e sotme, Conte e ka rreshtuar skuadrën me skemën 3-4-3, duke e provuar në sulm Mateo Politanon e Alexis Sanchez, në krah me Romelu Lukakun.

Antonio Conte . (Photo by Emilio Andreoli/Getty Images)

Ky rreshtim duket se po i pëlqen Contes, ku mund të gjejë vend Alexis Sanchezi nga minuta e parë.

Nga kjo mund të pësojë Lautaro Martinez.

Megjithatë të shtunën në mbrëmje, ndaj Udineses, nuk priten befasi dhe në “San Siro”, formacioni startues do të jetë 3-5-2 ./Telegrafi/

Exit mobile version