Ish-trajneri i Chelseat, Antonio Conte, po tërhiqet nga bisedimet me Real Madridin.
Këta të fundit pas një serie të dobët të rezultateve kanë shkarkuar gjatë mbrëmjes së kaluar strategun, Julen Lopetegui.
Televizioni italian, Sportmediaset raporton se italiani ka qenë javët e fundit në krye të listës së dëshirave të presidentit të Los Blancos, Florentino Perez.
Por, ai tani ka vendosur të mos marrë drejtimin e ekipit nga Bernabeu pasi ka dyshime se nuk do ta ketë mbështetjen e disa lojtarëve kryesor.
Nuk përmenden emra të përveçëm, por zërat se nuk do të jetë i mirëpritur shkaku i disiplinës së hekurt, kanë bërë të rimendohet Conte.
Reali përkohësisht ka emëruar si trajner Santiago Solarin, i cili drejton ekipin e dytë të Realit.
Ndryshe, madrilenët pësuan humbje të thellë gjatë fundjavës 5-1 kundër rivalit, Barcelona. /Telegrafi/