Site icon Telegrafi

Conte pezullohet për dy ndeshje pas konfrontimit me gjyqtarin

(Foto: Screenshot/Twitter/PanditFootball)

Trajneri i Interit, Antonio Conte, është pezulluar me dy ndeshje dhe është gjobitur 20.000 euro nga Komisioni Disiplinor.

Strategu italian ka marrë këtë dënim për incidentin në ndeshjen kundër Udineses në fundjavën e kaluar, kur ishte përjashtuar me karton të kuq nga gjyqtari Fabio Maresca.

Arsyeja e përjashtimit ka qenë reagimi i vazhdueshëm i tij kundrejt gjyqtarit, ndaj të cilit ka përdorur edhe fraza ofenduese që kishin vazhduar edhe pas përjashtimit.

Lexo po ashtu Conte mund të përballet me një dënim të gjatë pas përjashtimit me të kuq dhe përplasjes me gjyqtarin në tunel

Madje edhe pas ndeshjes në tunelin drejt zhveshtores, Conte është konfrontuar me gjyqtarin “me një sjellje kërcënuese dhe ofenduese” – është thënë në raportin e Komisionit Disiplinor, të transmetuar nga Football Italia.

Trajneri ekipor, Lele Oriali, po ashtu është gjobitur me 5.000 euro për sjelljen e tij. /Telegrafi/

Exit mobile version