Telegrafi

Conte: Perisic nuk i përshtatet rolit të tij në skuadër

Ivan Perisic (Foto: Thananuwat Srirasant/Getty Images/Guliver)

Antonio Conte ka dhënë një deklaratë befasuese duke theksuar se Ivan Perisic nuk po i përshtatet rolit që trajneri kërkon nga ai, prandaj tash për tash mund të luajë vetëm në sulm.

Formacioni 3-5-2 paraqet problem për futbollistin kroat, i cili në ndeshjen ndaj Manchester Unitedit (1-0) u inkuadrua nga banka rezervë në pjesën e dytë.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Ivan Perisic

“Jemi duke punuar, por përgjigjet deri më tani nuk kanë qenë pozitive”, ka thënë Conte në konferencën për shtyp.

“Nuk mendoj se Perisic i përshtatet rolit që unë po kërkoj, prandaj aktualisht i vetmi vend ku mund të luajë është përpara”, ka shtuar strategu italian.

Problemi me kroatin do të thoshte një tjetër lojtar në skuadrën e Interit që nuk bën pjesë në planet e Contes, ashtu siç qëndron çështja edhe me Mauro Icardin, Radja Nainggolanin e Borja Valeron. /Telegrafi/