Antonio Conte ka dhënë një deklaratë befasuese duke theksuar se Ivan Perisic nuk po i përshtatet rolit që trajneri kërkon nga ai, prandaj tash për tash mund të luajë vetëm në sulm.
Formacioni 3-5-2 paraqet problem për futbollistin kroat, i cili në ndeshjen ndaj Manchester Unitedit (1-0) u inkuadrua nga banka rezervë në pjesën e dytë.
“Jemi duke punuar, por përgjigjet deri më tani nuk kanë qenë pozitive”, ka thënë Conte në konferencën për shtyp.
“Nuk mendoj se Perisic i përshtatet rolit që unë po kërkoj, prandaj aktualisht i vetmi vend ku mund të luajë është përpara”, ka shtuar strategu italian.
Problemi me kroatin do të thoshte një tjetër lojtar në skuadrën e Interit që nuk bën pjesë në planet e Contes, ashtu siç qëndron çështja edhe me Mauro Icardin, Radja Nainggolanin e Borja Valeron. /Telegrafi/