Site icon Telegrafi

Conte për të tretën herë radhazi trajner i muajit në Ligën Premier

Për të tretën herë radhazi këtë sezon, Antonio Conte është zgjedhur trajneri i muajit në Ligën Premier.

Conte dhe skuadra e Chelseat vazhdojnë të jenë kryesues të ligës elitare angleze.

Muajin e kaluar skuadra londineze e mbylli pa asnjë gabim, me rekord 100 për qind të fitoreve në gjashtë takimet e luajtura në Ligën Premier.

Kjo është hera e parë në histori e kësaj lige që një trajner e fiton çmimin ‘Trajneri i muajit’ tre herë pa ndërprerë. /Telegrafi/

Exit mobile version