Trajneri i Chelseat, Antonio Conte, ka thënë se nuk do t’i harrojë kurrë fjalët e Jose Mourinhos, kur foli për kurdisjen e ndeshjeve.
Mourinho kishte thënë se ka bërë gabime në të kaluarën dhe për disa i vije keq, por vazhdon të bëjë gabime. “Një gjë që nuk ka ka ndodhur mua ka qenë se unë kurrë nuk jam suspenduar për kurdisje të ndeshjeve”, kishte thënë Mourinho.
Conte e kishte quajtur më parë portugezin një njeri të vogël dhe nga këtu filloi gjithçka.
“A ju vjen keq për atë që thatë për Mourinhon? A e kam shikimin e një personi me keqardhje? Nuk mendoj”.
“Unë mendoj se ne të dy i thamë gjërat, dhe do të shohim se çfarë ndodh në të ardhmen”.
“Ai tha fjalë serioze, ai ka përdorur fjalë serioze dhe unë nuk do ta harroj këtë”.
“Ky nuk është një problem për klubin, është një problem mes meje dhe atij”, ka thënë Conte. /Telegrafi/