Eden Hazard pritet të largohet gjatë afatit kalimtar të verës nga Chelsea.
Në fakt, ishte babai i futbollistit belg që konfirmoi se djali i tij nuk po pranon të vazhdoj kontratën me kampioni aktual anglez.
Së fundi ka folur edhe trajneri italian i skuadrës, Antonio Conte, i cili ka vendosur që të jetë larg këtyre thashethemeve.
“Përgjigja ime është gjithmonë e njëjtë. Kjo është një bisedë private midis klubit, lojtarit dhe agjentit të tij. Jam krenar që e kam në ekip, në skuadrën time. Ai është një djalë shumë i mirë dhe ka shumë hapësira për përmirësim. Jam i lumtur që punoj me të”, ka pohuar trajneri italian.
Kujtojmë se Thierry, i ati i futbollistit kishte pohuar sot për “Le Soir” se “Edeni ka refuzuar një zgjatje të kontratës”.
“Kjo ishte një mënyrë që, nëse ishte e nevojshme, ai mund të ndiqte interesin e Realit, ekip në të cilin ai e sheh vetën duke luajtur”, shtoi më tutje ai.
Theksojmë se 26-vjeçari deri më tani ka pasur 191 paraqitje dhe ka shënuar 62 gola. /Telegrafi/